Turqia kërkon tampon, ndalohen hyrjet pa test negativ deri në mars

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Turqia kërkon tampon, ndalohen hyrjet pa test negativ deri në mars

Nga e hëna të gjithë qytetarët që duan të udhëtojnë drejt Turqisë duhet të kenë me vete rezultatet e testit për koronavirusin, të kryer në 72 orët e fundit.

Ministria e Jashtme ka njoftuar masat e reja që Turqia ka vendosur për udhëtarët në mënyrë që të kontrollojë numrin e rasteve me COVID-19.

Ministria sqaron se nga data 28 dhjetor, ata që nuk kanë një test PCR negativ nuk do të lejohen të hipin në avion për të udhëtuar në Turqi.

Ndërsa për ata qytetarë që do të udhëtojnë drejt Turqisë nëpërmjet rrugëve tokësore apo detare, kjo masë do të hyjë në fuqi në datën 30 dhjetor, dhe në rast se qytetarët nuk paraqesin në kufi rezultatet e testit, atëherë ata duhet të karantinohen për 7 ditë.

Advertisement

Këto rregulla të reja për lëvizjen drejt Turqisë do të aplikohen deri në daten 1 mars 2021.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy