Bëni Like Struga.info në Facebook


U arrestua për ngacmim seksual ndaj të miturës/ Ministria e Arsimit pezullon nga puna mësuesin nga Tepelena

Pinterest LinkedIn Tumblr +
U arrestua për ngacmim seksual ndaj të miturës/ Ministria e Arsimit pezullon nga puna mësuesin nga Tepelena

Mësuesi i fiskulturës në Tepelenë Kleanth Laçi është pezulluar nga puna, pas ndalimit nga policia për ngacmim seksual ndaj një të miture. Këtë vendim e ka njoftuar ministrja e Arsimit Evis Kushi.

 

Në një postim në Facebook, Kushi shkruan se nxënëses menjëherë i është ofruar ndihmë nga punonjësit e shërbimit psiko-social dhe gjithashtu drejtoria dhe stafi i shkollës do të vijojnë mbështetjen për vajzën dhe familjen e saj, për ta kapërcyer këtë situatë.

 

Advertisement

Ajo thekson se nëse vërtetohet fajësia, krahas dënimit nga organet e drejtësisë, personat përgjegjës përjashtohen përgjithmonë nga sistemi arsimor.

 

Kemi ndjekur nga afër ngjarjen e ditëve të fundit të ndodhur në Tepelenë, ku një mësues është dhunuar, pasi akuzohet nga familjarët për abuzim ndaj vajzës së tyre. Për mësuesin është marrë masa e ndalimit nga policia dhe Zyra Arsimore Tepelenë ka marrë sot vendimin për pezullimin e mësuesit nga puna deri në përfundimin e plotë të hetimeve.

 

Advertisement

Nxënëses menjëherë i është ofruar ndihmë nga punonjësit e shërbimit psiko-social dhe gjithashtu drejtoria dhe stafi i shkollës do të vijojnë mbështetjen për vajzën dhe familjen e saj, për ta kapërcyer këtë situatë.

 

Besojmë fort se organet e drejtësisë do ta zbardhin shumë shpejt të vërtetën e kësaj ngjarjeje dhe do të marrin vendimet e duhura ligjore. Siç e kemi bërë të ditur edhe më parë, qëndrimi ynë për këto raste është i prerë dhe nëse vërtetohet fajësia, krahas dënimit nga organet e drejtësisë, personat përgjegjës përjashtohen përgjithmonë nga sistemi arsimor.

 

Advertisement

Për këtë arsye, kemi përfshirë një nen të ri në Ligjin për Arsimin Parauniversitar, i cili do të miratohet së shpejti në Kuvendin e Shqipërisë. Ne nuk do të lejojmë të punojë në institucionet tona arsimore askënd që cënon shëndetin dhe mirëqenien e nxënësve tanë”, shkruan Kushi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy