U arrestua për tendera/ Qytetarët protestë në Shkodër: Lironi shef Saimirin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
U arrestua për tendera/ Qytetarët protestë në Shkodër: Lironi shef Saimirin

Kanë mbërritur në Gjykatën e Shkodrës efektivët e policisë që u arrestuan për favorizime për tendera.

 

Jashtë ambjenteve te gjykatës janë mbledhur qytetarë me parrulla të ndryshme në duar që kërkojnë lirimin e ish shefit të rendit, Saimir Rrustemi.

 

Advertisement

 

” Nderoni veten! Lironi shef Saimirin”, ” Shkodra do shef Saimirin Jo Kriminelet”, “Shef Saimiri, krenaria e policise”– shkruhet në pankarta.

 

Saimir Rustemi është një nga 14 punonjësit e rendit, ish-zyrtarë, dhe punonjës të administratës së Policisë së Shkodrës, të cilët u arrestuan pasi akuzohen se kanë favorizuar subjekte të ndryshme në periudha të caktuara për të përfituar fiktivisht tendera me vlera të vogla në Drejtorinë e Policisë së Shkodrës.

Advertisement

 

Sipas hetimeve të Prokurorisë veprimet e dyshuara janë kryer gjatë periudhës 2020-2021 dhe punonjësit e auditimit, siç thotë organi i akuzës, dyshohet se në mënyrë të qëllimshme nuk kanë pasqyruar shkeljet e kryera me procedurat e prokurimit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy