U arrestua për tritolin në banesën e Dukës/ 34 vjeçari biznesmen jetonte në një lagje me kreun e FSHF

Pinterest LinkedIn Tumblr +
U arrestua për tritolin në banesën e Dukës/ 34 vjeçari biznesmen jetonte në një lagje me kreun e FSHF

Detaje të reja kanë dalë për Arlen Hasanajn i arrestuar mbrëmjen e sotme si autor i dyshuar i vendosjes së lëndës eksplozive një natë më parë në shtëpinë e kreut të FSHF-së, Armand Duka.

34-vjeçari, Hasanaj është banor i lagjes nr.4 të qytetit bregdetar, ku banon edhe kreu i FSHF-së. Mësohet se Hasanaj ka në pronësi një biznes bar kafe dhe market, Euroshop.

Advertisement

Në identifikimin dhe kapjen e autorit te dyshuar të ngjarjes së rëndë që tronditi qytetin e Durrësit mbrëmjen e djeshme kanë ndihmuar kamerat e sigurisë, të cilat kanë kapur lëvizjet e autorit para, gjatë dhe pas vendosjes së eksplozivit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy