U dogj në kabinën e vendrojes/ Humb jetën rrugës për në Tiranë 57 vjeçari nga Saranda

Pinterest LinkedIn Tumblr +
U dogj në kabinën e vendrojes/ Humb jetën rrugës për në Tiranë 57 vjeçari nga Saranda

57 vjeçari nga Saranda që u dogj mbrëmjen e djeshme në vendroje, ka ndërruar jetë.

 

Paraprakisht, bëhet me dije se Ilirian Xhani, me origjinë nga Përmeti, por banor i Berdeneshit, kishte pësuar djegie në 70% të trupit.

 

Advertisement

Pas ndihmës së parë në urgjencën e Sarandës për shkak të djegies së rëndë, 57-vjeçari u dërgua me ambulancë për në spitalin e Traumës në Tiranë, por nuk ka mundur dot të arrijë deri në kryeqytet, pasi e ka humbur jetën gjatë rrugës. Mësohet se ambulanca u kthye nga rruga, ndërkohë që trupi i tij u dërgua përsëri në Tiranë për të bërë ekspertizën mjeko-ligjore, sipas kërkesës hetimore të nisur nga vendngjarja me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së martës rreth orës 22:15, në vendin e quajtur “Ish-ushqimorja”, në Çukë, bashkia Sarandë, në një magazinë elektroshtëpiakesh, në kabinën e vendrojës, ku qëndronte Ilirian Xhani. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy