U ekzekutuan në mënyrë mostruoze nga Dan Hutra, publikohen fotot e dy prej viktimave

Pinterest LinkedIn Tumblr +
U ekzekutuan në mënyrë mostruoze nga Dan Hutra, publikohen fotot e dy prej viktimave

Mevlute Hysa dhe Hasime Dasku, të dyja 30 vjeçare janë viktima të ngjarjes makabre që tronditi mbarë opinionin publik të mërkurën. Një ditë më pas janë bërë publike fotot e dy viktimave nga vrasësi gjakftohtë, Dan Hutra. Ky i fundit u fut befas në banesën ku ndodheshin viktimat dhe hapi zjarr me breshëri. Si pasojë vrau dy 30-vjeçaret dhe plagosi dy të tjera, ish bashkëjetuesen e tij, Elena Hysa dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe, nëna e saj.

 

40-vjeçari, autor i tre vrasjeve dhe tre plagosjeve u arrestua në afërsi të landfillit të Sharrës. Autoritetet policore kanë sekuestruar edhe armën e krimit. Para uniformave blu deklaroi se në planin e tij ishte dhe vrasja e një burri që jetonte në Vaqarr. Sipas tij ai ishte përgjegjës për vdekjen e të atit.

Hasime Dafku
Mevlute Hysa

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy