U gjet i coptuar në qese mbeturinash/ Mister vrasja e shqiptarit në Itali, dyshimet e autoriteteve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
U gjet i coptuar në qese mbeturinash/ Mister vrasja e shqiptarit në Itali, dyshimet e autoriteteve

Shefki Kurti është 72-vjeçari me origjinë shqiptare që u gjet i copëtuar më 28 korrik. Fillimisht u gjet një këmbë dhe më pas pjesët e tjera të trupit të të moshuarit pranë lumit Adigetto. Pasi gjetën trupin e copëtuar të ndarë në 4 qese plastike të zeza, karabinierët shkuan për kontroll në shtëpinë e tij për të gjetur gjurmë që lidheshin me vrasjen e tij.

 

Për momentin nuk ka të dyshuar ndërsa personat e fundit që e kanë parë janë gruaja dhe familja e Kurtit. Dyshimet bien mbi ata pasi nuk kanë deklaruar asgjë para hetuesve, shkruajnë mediat italiane.

 

Advertisement

Disa punonjës që merreshin me pastrimin e kanalit gjetën këmbën e Shefki Kurtit pranë mbetjeve të marra nga lumi. Po atë ditë, gjatë pasditës gjetën në 4 qese trupin, kokën dhe dy krahët.

 

Familja e Kurtit nuk e kishte parë që nga e diela e 24 korrikut, ditën kur ai u largua nga shtëpia pas sherrit me gruan. Më 24 korrik djali i Shefkiut kishte telefonuar karabinierët për t’i thënë se babai i tij ishte larguar nga shtëpia. Por në atë moment i është dukur denoncim si të gjithë herët e tjera derisa gjetën trupin e copëtuar. Zbulimi i trupit të pajetë të copëtuar ka hapur një pistë të re hetimi.

 

Advertisement

Shefki Kurti dhe bashkëshortja e tij Nadire mbërritën në Itali në vitet ’90, ishin ndër shqiptarët e parë që mbërritën në vendin fqinj. Fillimisht kishin shkuar të jetonin në Villanova del Ghebbo, ku Shefkiu kishte nisur menjëherë punën.

 

Çifti më pas u zhvendos në Badia Polesine, në një apartament të rinovuar dinjitoz. Të dy kishin dy fëmijë, Alketën me banim në Zvicër dhe Arbenin që jeton në Masi. Ky i fundit punon si DJ në diskotekat lokale, ka dy fëmijë. Asnjë familjar nuk ka pasur ndonjëherë probleme me drejtësinë. Shefkiu bënte një jetë të qetë, të rezervuar, ishte njeri pa konflikte. Hetimet e karabinierëve vijojnë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy