U konfliktua me dy vëllezër dhe qëlloi me armë në afërsi të banesës së tyre/ Policia shpall në kërkim 26-vjeçarin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
U konfliktua me dy vëllezër dhe qëlloi me armë në afërsi të banesës së tyre/ Policia shpall në kërkim 26-vjeçarin

Një 26-vjeçar me iniciale L. L., 26 vjeç është shpallur në kërkim nga policia.

 

I riu, dy ditë më parë gjatë një konflikti me dy vëllezër në fshtin Domje, ka qëlluar me armë në ajër në afërsi të banesës së tyre.

 

Advertisement

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, dhe po punojnë për kapjen e shtetasit L. L., 26 vjeç, banues në Domje, pasi më datë 16.10.2023, rreth orës 23:00, në fshatin Domje, Vorë, gjatë një konflikti me shtetasit E. A., 34 vjeç dhe B. A., 29 vjeç, (vëllezër), dyshohet se ka qëlluar në ajër, me armë zjarri, në afërsi të banesës së dy vëllezërve.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy