U largua nga shtëpia pa lënë gjurmë/ Gjendet i pajetë trupi i një 32-vjeçari në lumin Osum

Pinterest LinkedIn Tumblr +
U largua nga shtëpia pa lënë gjurmë/ Gjendet i pajetë trupi i një 32-vjeçari në lumin Osum

Është gjetur i pajetë 32-vjeçari me iniciale J.M, i cili ishte larguar nga banesa e tij pa lënë asnjë gjurmë.

 

Ditën e djeshme, familjarët e të riut bënë denoncimin në polici, ndërsa sot ai u gjet në ujrat e lumit Osum.

 

Advertisement

Nga konstatimi paraprak nuk u konstatuan shenja dhune, ndërsa trupi i pajetë u dërgua në morgun e spitalit të Beratit për ekzaminime të mëtejshme.

 

Berat/Informacion paraprak

 

Advertisement

Më datë 16.01.2023, rreth orës 15:00 në fshatin Orizaj, Berat, në ujërat e lumit Osum është konstatuar i mbytur në ujë, shtetasi J.M., 32 vjeç, banues në Berat.

 

Për shtetasin J.M., mëngjesin e sotëm, kanë bërë kallëzim në Polici, familjarët e tij, ku kanë deklaruar se më datë 15.01.2023 është larguar nga banesa shtetasi J.M.

 

Advertisement

Trupi i pajetë i 32-vjeçarit, është nxjerrë nga uji dhe do të dërgohet pranë morgut të spitalit Berat, për ekzaminime të mëtejshme.

 

Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune.

 

Advertisement

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy