U shpërthen bombula e gazit në shtëpi/ Dy persona marrin djegie trupore, nisen me urgjencë në spitalin e Fierit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dy persona kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi i një bombule në Fier.

 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Patos.

 

Advertisement

Bombula e gazit ka shpërthyer në banesën e Fatmir Saliaj në lagjen “Grizë Lënginas”, ndërsa dy  të plagosurat Ylvie Saliaj dhe Daniela Shpërdheja janë dërguar në spitalin e Fierit për ndihmë mjekësore.

 

Fier/Informacion paraprak

 

Advertisement

Rreth orës 09:15, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit nga një bombul gatimi, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit F. S., 69 vjeç, në lagjen “Grizë”, Patos.

 

Si pasojë, ka pësuar djegie trupore shtetasi F. S., shtetasja Y. S., 67 vjeçe dhe shtetasja D. Sh, 40 vjeçe, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore.

 

Advertisement

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy