Gjykata e Korçës ka liruar nga burgu Spartak Selimi, Kristi Selimi, Marsel Xhakollari dhe Erjon Gura, 4 dhunuesit të cilët pak ditë më parë rrahën me sende të forta brenda ambienteve të një servisi Ramadan Hasanin.
Ka qënë prokuroria e Korçës ajo që i ka kërkuar gjykatës masën re sigurisë “detyrim paraqitjeje” për të 4 të ndaluarit e policisë, masë e cila ka pranuar Gjykata e Korçës.
Prokuroria e ka konsideruar ndalimin e tyre nga ana e uniformave blu si të paligjshëm.
Ngjarja ka ndodhur vetëm pak ditë më parë kur Spartak Selimi bashkë me 3 persona të tjerë kanë goditur me shkopinj bejsbolli dhe sende të forta 30 vjecarin Ramadan Hasan, duke i shkaktuar fraktura të shumta.
Nga plagët e marra 30 vjeçari ka qenë për disa ditë nën kujdesin e mjekëve./vizionplus.tv