U vra në sy të fëmijëve, dalin pamjet nga ekzekutimi i shqiptarit në Athinë, trupi i pajetë i Roan Brahimit brenda në makinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
U vra në sy të fëmijëve, dalin pamjet nga ekzekutimi i shqiptarit në Athinë, trupi i pajetë i Roan Brahimit brenda në makinë

Roan Brahimi është 32-vjeçari shqiptar që u ekzekutua në atentatin e mbrëmjes së kaluar në mes të Athinës.

E kaluara kriminale e viktimës ka risjellë në vëmendje një sërë vrasjesh në të cilat Rohan Brahimi është përfshirë në të kaluarën në atdhe.

32-vjeçari njihet ndryshe si armik i Ervis Martinajt, për të cilin që prej 9 gushtit të vitit 2022 nuk ka asnjë informacion, pasi është zhdukur pa lënë gjurmë, një nga pistat e hetimit është ajo e vrasjes.

Ndërkaq mediat greke kanë publikuar pamjet nga ekzekutimi mafioz i 32-vjeçarit. Kutjojmë se persona të panjohur qëlluan mbrëmë rreth orës 21:00 me breshëri plumbash ndaj Brahimit dhe bashkëshortes së tij, Katerina Beqos, teksa dyshja ndodheshin në makinë.

Advertisement

32-vjeçari vdiq, ndërsa e shoqja u plagos, ajo ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.

ERT NEWS ka publikuar foton e 32-vjeçarit të vrarë në mjetin e tij luksoz, i cili humbi jetën në vendngjarje. E gjithë ngjarja ka ndodhur në sy të fëmijës së çiftit.

Burri i vdekur dhe gruaja e plagosur, ishin në një fuoristradë të zezë, Mercedes Benz A Class, dhe po prisnin në rrugë pasi fëmija i tyre po luante në parkun përballë rrugës.

Advertisement

Papritur një motoçikletë erdhi me shpejtësi të madhe dhe shoferi ndaloi në mes të rrugës, nxori një armë dhe filloi të qëllonte.

32-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme ndërsa pasagjerja 37-vjeçare ka mbetur e plagosur lehtë. Fëmija në atë moment ishte duke luajtur në park dhe pa ngjarjen. Fëmija ka vrapuar në vendngjarje dhe bërtiste “ndihmë, babi im”.

Policia po heton për ngjarjen, por sipas vlerësimeve të saj duket se bëhet fjalë për larje hesapesh.

Advertisement

Roan Brahimi njihet në Shqipëri si armiku i Ervis Martinajt, për të cilin që prej 9 gushtit të vitit 2022 nuk ka asnjë informacion, pasi është zhdukur pa lënë gjurmë, një nga pistat e hetimit është ajo e vrasjes.

Pista kryersore që po heton policia është ajo e larjes së hesapeve mes grupeve kriminale.

Por kush është Roan Brahimi?

Advertisement

Ngjarja e Zejmenit në Lezhë Brahimi është shpallur në kërkim nga policia shqiptare që në vitin 2021, i akuzuar për terrorin që shkaktuan në një lokal në Zejmen të Lezhës ku u futën të armatosur me kallashnikov duke kërkuar pronarin, ngjarje e ndodhur në vitin 2021.

Si autorë të së njëjtës ngjarje, janë shpallur në kërkim edhe nipi i deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja, Ramazan Rraja dhe Alesio Dobrozi.

Ekzekutimi i djeshëm

Roan Brahimi ndodhej në makinë me bashkëshorten dhe djalin e tij të cilin e kishte marrë nga parku ku po luante për tu kthyer në banesë.

Advertisement

Gjatë kohës që ka qenë në lëvizje një motor me dy persona është afruar me shpejtësi dhe një nga personat e ka qëlluar me armë duke e lënë të vdekur 32-vjeçarin, ndërsa bashkëshortja e tij mbeti e plagosur.

Konflikti me Ervis Martinajn

Roan Brahimi alias Sidorel Prendi, u shpall në kërkim edhe më 17-korrik të vitit 20222 pasi dyshohet për ekzekutimin e Brilant Martinajt (kushëriri i Ervis Martinajt) dhe miqëve të tij.

Në atë kohë Roan Brahimi nuk u gjet në banesë as në atentatin e parë ndaj Martinaj dhe as në atë të Ylli Brahjas. Gjatë kontrollit në banesë, policia gjeti vetëm babain e tij, Gjovalin Prendi, i cili tha se nuk kishte asnjë dijeni se ku ndodhej djali i tij, të paktën prej një viti. Ndërkohë që sipas tij ata ishin rreth krushqie me Ylli Brahjan, pasi nusja e djalit të tij, e kishte njeri të afërt./vizionplus.tv/ 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy