Udhëzimi për vitin e ri shkollor/ Nga përsëritja e temave mësimore të vitit të kaluar tek anglishtja që në klasë të parë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Udhëzimi për vitin e ri shkollor/ Nga përsëritja e temave mësimore të vitit të kaluar tek anglishtja që në klasë të parë

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi dhe Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj firmosën “Udhëzimin për vitin e ri shkollor 2021-2022 në sistemin parauniversitar”.

Sipas Ministres, Evis Kushi, udhëzimi vë theksin në nevojën e përsëritjes së temave mësimore të vitit të kaluar.

Po ashtu në këtë dokument udhëzohen institucionet tona mbi përfshirjen për herë të parë të gjuhës angleze në klasën e parë dhe trajnimin e mësuesve përkatës, regjistrimin me përparësi të fëmijëve me nevoja të veçanta, konsolidimin e shkollave si qendra komunitare, reduktimin e braktisjes shkollore, zbatimin e planeve për parandalimin e bullizmit dhe ekstremizmit, si dhe zbatimin e programit të ri të arteve, zejeve dhe sporteve.

 

Advertisement

Sot firmosa Udhëzimin për vitin e ri shkollor 2021-2022 në sistemin parauniversitar, i cili orienton dhe ndihmon institucionet arsimore në zbatimin sa më efikas të politikave tona dhe krijimin e një mjedisi sa më miqësor dhe gjithëpërfshirës për të gjithë nxënësit.

Ky udhëzim vë theksin në nevojën e përsëritjes së temave mësimore të vitit të kaluar, zbatimin me përpikmëri të planeve mësimore për çdo nivel arsimor, zbatimin e politikave dhe strategjive ndërsektoriale, marrëveshjeve, nismave, programeve e projekteve në funksion të rritjes së cilësisë në sistemin arsimor parauniversitar.

Gjithashtu, në këtë dokument udhëzohen institucionet tona mbi përfshirjen për herë të parë të gjuhës angleze në klasën e parë dhe trajnimin e mësuesve përkatës, regjistrimin me përparësi të fëmijëve me nevoja të veçanta, konsolidimin e shkollave si qendra komunitare, reduktimin e braktisjes shkollore, zbatimin e planeve për parandalimin e bullizmit dhe ekstremizmit, si dhe zbatimin e programit të ri të arteve, zejeve dhe sporteve.

Dokumenti është bashkëfirmosur edhe nga Ministrja Anila Denaj sepse përmban edhe udhëzime të posaçme për institucionet tona të arsimit profesional.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy