Ukrainë, lufta bllokon turistët/ Shqipëria pret 20 çartera në javë, por gjithçka ka mbetur pezull

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ukrainë, lufta bllokon turistët/ Shqipëria pret 20 çartera në javë, por gjithçka ka mbetur pezull

Ukrainasit do të ishin turistët e parë që do të çelnin sezonin turistik në prill të këtij viti me chartera direkt, por lufta e nisur ka bërë që e gjithë kjo situatë të mbetet pezull.

 

Nisur edhe situata e paqartë se si do të precipitojë kriza, operatorët turistik thonë se nga kontratat e lidhura me pronotime të hershme është parashikuar për 20 chartera në javë.

 

Advertisement

 

“Të parët chartera që presim janë në prill pikërisht nga Ukraina, pasi ata kanë edhe sezonin më të gjatë që nisin në paraverë e mbyllen në tetor. Pritshmëritë për këtë sezon ishin për 20 chartera në javë, por shqetësimet e bashkëpunëtorëve tanë nga ky vend është për një anullim apo kthim të pagesave në rast se situata do të precipitojë më tej.” – shprehet Rrahman Kasa nga unioni turistik.

 

Sipas të dhënave mendohet se sipas kontratave të lidhura janë miliona euro që mund të mungojnë në tregun tonë turistik për këtë vit, në rast te vijimit të konfliktit. Por operatorët thonë se kjo shifër përfshin edhe turistët e munguar rusë apo edhe ata bjellorusë.

Advertisement

 

“Nga të dhënat tona ne mendojmë që minimalisht do të mungojnë rreth 70 mln euro, si pasojë e një anullimi të mundshëm të tregut ukrainas në sezon. Por mendojmë që nuk pritet të jetë një situatë e qetë edhe nga tregu bjellorus apo edhe ata pak rus që vinin në vendin tonë, për aq kohë sa hapësira ajrore do të jetë e bllokuar.” – vijon më tej Kasa.

 

Në vitin 2019 turistët e ardhur me charter nga Ukraina arritën në 17 mijë, ndërsa nga vendet e ish-Bashkimit Sovjetik, Rusi, Lituani Bjellorusi patë një shifër nga 5 deri në 8 mijë turistë për secilin vend.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy