Ulja e ndjeshme e temperaturave rikthen reshjet e dëborës në zonat malore, këshillat për drejtuesit e mjeteve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ulja e ndjeshme e temperaturave rikthen reshjet e dëborës në zonat malore, këshillat për drejtuesit e mjeteve

Ditët e fundit janë konsideruar si më të ftohtat e këtij dimri, teksa ulja e temperaturave është ‘përkthyer’ në reshje dëbore për zonat malore të vendit.

Gjatë natës janë rikthyer reshjet e dëborës me intensitet të ulët në Tamarë-Vermosh, në Qafë Thore-Bogë dhe në Qafë Thanë. Ndonëse reshjet kanë zbardhuar zonën, nuk raportohet për bllokim të qarkullimit rrugor.

Grupet e punës me mjetet borëpastruese në terren kanë bërë pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat.

Autoritetet apelojnë që drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën si dhe udhëzimet e Policisë Rrugore./vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy