Moti i keq, ARRSH: Drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes, këto janë akset problematike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Moti i keq, ARRSH: Drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes, këto janë akset problematike

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se borëpastrueset dhe punonjësit e policisë ndodhen në terren për të bërë të mundur normalizimin e çdo aksi rrugor në vend. Në një njoftim zyrtar bëhet edhe pasqyrimi i situatës aktule në vend, ku situata shfaqet më problematike në Qafë Murriz.

 

Ndërkohë, ARRSH iu bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të ndjekin udhëzimet dhe të pajisen me zinxhirë për gomat.

 

Advertisement

Njoftimi i ARRSH

 

Reshjet e dëborës kanë filluar në zonën juglindore  dhe në akset e Dajtit ku mjetet borëbastruese janë në terren dhe qarkullimi vijon pa probleme.

 

Advertisement

Në Përrenjas-Librazhd, në Xhyrë, si pasojë e reshjeve shoqëruar me erë të fortë ka pasur rënie të një peme në trup të rrugës, e cila është hequr menjëherë.

 

Në Rajonin Verior kanë vijuar reshjet e dëborës me intensitet, grupet e punës janë në terren me mjete dhe punëtorë për pastrimin e rruges dhe shpërndarjen e kripës, qarkullimi vijon pa ndërprerje.

 

Advertisement

Në Bypass-in e Qafë Murrizit për shkak të reshjeve të shumta të dëborës shoqëruar me stuhi dhe përdoruesve të mjeteve që nuk janë pajisur me goma dimri apo zinxhir kanë vështirësuar qarkullimin e mjeteve, por edhe të borëpastruesve.

 

Po punohet për spostimin e mjeteve nga trupi i rrugës për të lejuar borëpastrueset të vijojnë me pastrimin e rrugës.

 

Advertisement

Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy