Urgjenca drejt rikthimit në funksion, edhe pacientët me probleme të zemrës do marrin shërbimin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Urgjenca drejt rikthimit në funksion, edhe pacientët me probleme të zemrës do marrin shërbimin

Edhe pacientët me probleme të zemrës apo enëve të gjakut tashmë do të kenë mundësinë e diagnostikimit dhe trajtimit në urgjencën e re të QSUT-së, pasi shërbimi i koronarografisë është rehabilituar.

Drejtoresha e qëndrës spitalore universitare, “Nënë Tereza”, Alma Cani bëri të ditur se mbetet çështje ditësh rakordimi i pajisjeve me energjinë elektrike.

“Koronarografia që bëhet përmes angliografit është bërë jo në QSUT por në spitale të tjera, “Shefqet Ndroqi” dhe “Trauma”. Atje kanë shkuar strukturat mjekësore dhe stafet infermierore për realizmin e koronarografive dhe të gjithë qytetarët kanë marrë shërbimin e kërkuar. Po presim rakordimin e pajisjeve me energjinë elektrike që të realizohen në kapacitet të plotë urgjencat në QSUT”, tha Cani.

Nga data 11 shkurt e këtij viti kur ra zjarri në katin -1, reparti i urgjencave është rikthyer gradualisht në funksion ndërsa pacientët janë detyruar të kërkojnë shërbim në qëndrat e tjera spitalore universitare apo rajonale.

Advertisement

“Gjatë gjithë kësaj periudhe rreth 200 pacientë kanë marrë shërbim në urgjencën e QSUT për problematika të tjera sikurëse neurologjia, gastrohematologjia, endokrinologjia, hematolgjia, alergologjia dhe kirurgjia e përgjithëshme”, u shpreh ajo.

Prokuroria e Tiranës kërkoi një riekspertim të shkaqeve të zjarrit ndërsa rrethanat nuk janë zbardhur ende. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy