Ushtria serbe tregon “muskujt”, Vuçiç paralajmëron blerje të armatimeve të tjera

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ushtria serbe tregon “muskujt”, Vuçiç paralajmëron blerje të armatimeve të tjera

Ushtria serbe ka demonstruar edhe një herë forcën në stërvitjen taktike me të shtëna luftarake te quajtur “Rrufeja 2021” qe u mbajt në poligonin “Peshter” afër Sjenicës. Më shumë se 2,300 anëtarë të njësisë speciale, Ushtrisë dhe Forcës Ajrore kryen një operacion sulmues në disa fusha stërvitore duke përdorur tanke T-72MS, automjete luftarake, sisteme artilerie dhe armë, aeroplanë, helikopterë, avionë të pilotuar në distancë CH92, sisteme të mbrojtjes ajrore dhe armë të këmbësorisë.

Sipas presidentit Vuçiç me pajisjet më moderne, pjesëtarët e Ushtrisë Serbe kanë treguar gatishmëri për të reaguar në situata të rrezikshme për sigurinë e shtetit.

“Ne ende duhet të punojmë dhe të forcojmë pajisjet me drone. Kemi porositur pajisje të reja dhe do të porosisim edhe më shumë te tilla sepse forca e Ushtrisë sonë do të rritet në mënyrë drastike në nëntë muajt e ardhshëm, gjë që tregon forcën e shtetit serb”.

Ekuipazhet e tankeve T-72 MS dhe blindat ruse dhurate e Federatës Ruse ju prezantuan për herë të parë publikut serb. Pasi ndoqi stërvitjen ushtarake Vučić u dërgoi një ftesë publike 240 te ashtuquajturve heronj pjesëmarrësve në betejën e Košares për të bërë foto së bashku.

Advertisement

Me betejën e Koshares pjesëtarët e UÇK-së morën përfundimisht kontrollin në kufirin shqiptaro – shqiptar dhe pozicionet ku qëndronte asokohe ushtria pushtuese e Serbisë. Në këtë betejë, siç e pranojnë zyrtarë serbë, kanë rënë 108 ushtarë të Serbisë. Duke përkujtuar këtë betejë, e cila është zhvilluar gjatë muajit prill 1999, kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiç, e ka quajtur atë Beteja e Dytë e Kosovës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy