Ushtronte aktivitetin në mënyrë të paligjshme/ Arrestohet kambisti në Durrës, i sekuestrohen paratë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ushtronte aktivitetin në mënyrë të paligjshme/ Arrestohet kambisti në Durrës, i sekuestrohen paratë

Policia e Durrësit ka arrestuar një 60 vjeçar me iniciale H.A, pasi u kap duke ushtruar aktivitetin e kambistit në mënyrë të paligjshme.

 

Në një njoftim, policia bën me dije se në kuadër të operacionit “Informaliteti” u bë e mundur kapja e kambistit, të cilit iu sekuestrua edhe një sasi parash, në vlera të ndryshme.

 

Advertisement

Durrës / Vijon operacioni policor i koduar “Informaliteti”, goditet një rast tjetër i fshehjes së të ardhurave.

 

Ushtronte në mënyrë të kundërligjshme, aktivitetin e këmbimit valutor, si dhe fshihte të ardhurat e përfituara nga ky aktivitet, vihet në pranga kambisti.

 

Advertisement

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës, në vijim të punës për goditjen e krimeve ekonomike dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, në vijim të operacionit policor të koduar “Informaliteti”, evidentuan dhe goditën një rast tjetër të fshehjes së të ardhurave dhe të informalitetit.

 

Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi H. A., 60 vjeç, banues në lagjen nr. 9, Durrës, për veprat penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Punësimi i paligjshëm”, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, në rrugë, duke ushtruar veprimtarinë si kambist, pa licencën përkatëse.

 

Advertisement

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan shuma të konsiderueshme parash, të valutave të ndryshme, të cilat shtetasi H. A. i kishte përfituar nga ky aktivitet.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjyaktës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy