Vaksinimi i mësuesve me AstraZeneca/ Refuzime në Tiranë dhe Durrës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vaksinimi i mësuesve me AstraZeneca/ Refuzime në Tiranë dhe Durrës

Procesi i vaksinimit me Astrazenekan vijon normalisht në kryeqytet për stafet arsimore.

Pavarësisht se një pjesë e mësuesve shprehen pozitivë për mbarëvajtjen e fushatës, nuk kanë munguar hezitimet, për arsye të ndryshme.

Ndërkaq, raporton Vizion Plus, nuk do të ketë asnjë penalizim për arsimtarët të cilët do ta refuzojnë marrjen e dozës së parë.

 Ekspertët e shëndetësisë thonë se vaksinimi i mësuesve dhe pedagogëve është një dritë jeshile për hapjen e shkollave dhe universiteteve.

Advertisement

Ndërsa një situatë problematike është paraqitur në Njësinë Vendore të kujdesit shëndetësor në Bilisht ku prej tre ditësh nuk është vaksinuar asnjë mësues.

 

ASTRIT AGASTRA

DREJTORI I QENDRES SHENDETESORE BILISHT

Advertisement

 

Në datën 15-16 kemi aplikuar të paktën 101 vaksina. Dhe interesi qe mjaft i lart. Qendra e vaksinimit çuditërisht në datën 17 që ne prisnim të bënim vaksinat, nga informimet  mediatike, të gjithë mësuesit u stepën dhe u bënë dy ditë që ne nuk po bëjmë asnjë vaksinim. Janë të pavendosur për të realizuar këtë proces sepse stonojnë nga pjesa e informimit mediatik. Mësuesit e Devollit janë 280  dhe deri tani janë bërë 101 mësues. Tek kjo pjesë duhet të angazhohet drejtoria e arsimit që të informohen mësuesit lidhur me vaksinën.

 

Me ardhjen e dozave të radhës në ditët në vijim, pritet shtrirja e  vaksinimit te personave mbi 60 vjeç.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy