Valentina Leskaj: Parlamenti sot të turpëron

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Valentina Leskaj: Parlamenti sot të turpëron

Parlamenti siç duket sot të turpëron, sipas ish-ministres Valentina Leskaj.

 

Si një politikane karriere, ajo bëri thirrje që partitë politike të hapin dyert për njerëz me vlera dhe të shkolluar.

 

Advertisement

Pritshmëritë e saj janë që Parlamenti i ri të mos i ngjajë këtij që kemi sot.

 

“Partitë politike duhet të jenë të hapura. Partitë politike kanë nevojë të demokratizohen në Shqipëri. Parlamenti i fundit ishte ndoshta Parlamenti që të bën të ndihesh i turpëruar. Shpresoj që Parlamenti i ri nuk do t’i ngjajë Parlamentit aktual, por ka nevojë të reflektohet. A ka filtra në politikë për prurjet e reja? Nuk është problem moshe. Ata që vijnë duhet të kalojnë disa filtra, duhet të vijnë nga aktivizmi, nga kontributet, nga shkollimi, duhet të ofrojnë ca vlera”, u shpreh Valentina Leskaj për “Quo Vadis” në “Vizion Plus”.

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy