Vatër e madhe zjarri në Kukës, zjarrëfikësja nuk futet dot

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vatër e madhe zjarri në Kukës, zjarrëfikësja nuk futet dot

Një vatër e madhe zjarri ka rënë paraditen e kësaj të hëne në Njësinë Administrative Malzi të Kukësit. Zjarri u shfaq në zonën e quajtur Shtane ne një sipërfaqe pyjore më dushk dhe dëllinjë. Ndërkohë Bashkia e Kukësit ka angazhuar 8 efektivët e Shërbimit Zjarrfikës të Bashkisë ndërsa Shërbimi Pyjor 3 ekefktivë zjarrëfikës. Po punohet për të bërë të mundur shuraje dhe izolimin e zjarrit që ka rënë në një sipërfaqe të madhe prej 8-10 ha me përshkrim. Për shkak të terrenit mjaft të thyer malor, grupet e punës ecin në këmbë ndërsa operacioni për shuarjen e zjarrit ështe i vështirë e favarizuar nga erërat e forta që përhapin flakët. Shuarja po bëhet me lopata dhe pompa shpine të shuarjes së zjarrit pasi makina zjarrëfike e ka të pamundur futjen në mal. Kujtojmë se gushtin e vitit të kaluar u shkrumbuan qindra hektarë pyje e kullota ne kete zone.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy