Vdekja e 3-vjeçarit pas vizitës tek dentisti, sekuestrohen kamerat e klinikës private

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vdekja e 3-vjeçarit pas vizitës tek dentisti, sekuestrohen kamerat e klinikës private

Me urdhër të prokurorisë, policia ka sekuestruar të premten DVR-në e spitalit privat ku u krye ndërhyrja ndaj 3-vjeçarit. Mësohet se mjeku Xhaxho ka pretenduar se në ambientet e brendshme nuk ka pamje të kohëve të fundit me argumentin e kryerjes së disa punimeve.

 

Megjithatë, hetuesit kanë marrë të plota materialet dhe pritet që në ditët në vijim të këqyren me detaje, edhe mbi dyshimet se mund të jetë ndërhyrë për fshirjen e ndonjë materiali filmik. Po ashtu, janë sekuestruar edhe disa kompjuterë dhe dokumentacione që kanë lidhje me ndërhyrjen e fëmijës 3 vjeç.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy