“Çoje në shtëpi dhe do zgjohet”, detaje nga humbja e jetës së 3-vjeçarit pas vizitës tek dentisti

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Çoje në shtëpi dhe do zgjohet”, detaje nga humbja e jetës së 3-vjeçarit pas vizitës tek dentisti

Detaje të tjera janë bërë me dije lidhur me rastin e rëndë të 3-vjeçarit në Tiranë, i cili ndërroi jetë pas vizitës tek mjeku.

 

Fëmija 3 vjeç është dërguar në një klinikë për të mbushur një dhëmbë për shkak të dhimbjes. Pasi i ka bërë mjeku grafinë, u ka thënë prindërve se fëmija ka nevojë për 13 apo 14 dhëmbë për rregullim. Për shkak të numrit të lartë të dhëmbëve është vendosur të ndërhyhet me narkozë. Pasi ka mbaruar, fëmija nuk ësht zgjuar dhe mjeku u ka thënë shkoni në shpi se do të zgjohet. Edhe në shtëpi 3-vjeçari nuk është zgjuar dhe kanë telefonuar klinikën, por nuk u kanë hapur telefonin. Më pas e kanë dërguar në pediatri dhe në gjendje kome ka qëndruar 2 ditë dhe ka ndërruar jetë.

 

Advertisement

Policia ka bërë veprimet e para, është marrë në pyetje mjeku dhe stafi i klinikës dhe kanë deklaruar se i kanë dhënë sasinë e duhur, sipas tyre, të ilaçeve të narkozës. Rasti është referuar në prokurori për veprë penale “neglizhencë në mjekim”, e cila konsiderohet sipas Kodit Penal si kundavajtje penale dhe jo vepër penale. Policia dhe prokuroria po presin autopsinë e 3-vjeçarit për të kryer veprime të tjera.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy