Vdekja e 32 vjeçarit/ Eksperti i sigurisë: Duhet ekzaminim për sa kohë kokaina jep efekte të rënda, ja problemi kryesor

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vdekja e 32 vjeçarit/ Eksperti i sigurisë: Duhet ekzaminim për sa kohë kokaina jep efekte të rënda, ja problemi kryesor

Vdekja e 32 vjeçarit Lear Kurti ka sjellë jo pak rreagime në opinionin publik, të cilat janë nxitur më tepër ngadeklaratat kontradiktore të dala nga policia dhe AMP.

 

Arjan Dyrmishi ekspert i çështjeve të sigurisë, në një intervistë për studion e lajmeve në Vizion Plus me moderatorin Roland Zili u shpreh se problem kryesor është mbështetja në faktet objektive dhe të pavarura.

 

Advertisement

Sipas tij, në situatën aktuale, duhet një ekzaminim konkret se pas sa kohe lënda narkotike shkakton pasoja vdekjeprurëse.

 

Ne kemi dy palë të dhëna. Kemi raportet e policisë dhe AMP dhe debatin publik që ka kjo shkaktuar se janë të kundërta.

 

Advertisement

Problem kryesor është mbështetja mbi fakte objektive të pavarura që të ketë një qëndrim sa më korret.

 

Në këtë aspekt duket se nga të dhënat e raportuara ka disa mospërputhje me mënyrën se si është zhvilluar ngjarja përsa i përket reagimit të viktimës në raport me policinë, fakti që në mënyrë të shpejtë ka pasur kompikacione për arsye se ka gëlltitur drogë. Duhet të ketë një ekzaminim se përsa kohë jep efekte lënda narkotike”, tha ai.

 

Advertisement

Dyrmishi më tej ngre pyetje se pse i riu duhej të çohej tek spitali i Traumës, nëse ai ka shfaqur probleme patologjike, kur në fakt duhej të dërgohej në QSUT.

 

Nuk del e qartë koha gjithçka ka ndodhur. Nëse i dyshuari ka pasur probleme patologjike nuk duhej të çohej te trauma por tek spitali i përgjithshëm. Këto duan një hetim më të thelluar për këtë rast”, tha ai.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy