Vdekja e punonjësit të sigurisë/ Meta: Heroi ynë! U përjetësua si simbol i vetëmohimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vdekja e punonjësit të sigurisë/ Meta: Heroi ynë! U përjetësua si simbol i vetëmohimit

Pak orë pasi zjarrfikësit nxorën nga magazina trupin e pajetë të punonjësit të sigurisë, Arjan Sala, presidenti Ilir Meta ka reaguar me një mesazh ngushëllimi.

Meta shkruan se Arjan Sala është heroi ynë dhe se me sakrificën sublime, hyri në zemrat tona për t’u përjetësuar si simbol i vetëmohimit dhe i dashurisë për njerëzit, shembull i mirësisë dhe i vlerave më të larta humane.

“ARJAN SALA, HEROI YNË! Shumë dhembje, mirënjohje e respekt të thellë për këtë njeri të jashtëzakonshëm, që në kushte shumë të vështira, me ndjenjën e lartë të përmbushjes së detyrës, shpëtoi jetën e shumë qytetarëve duke qenë i ndërgjegjshëm se po humbte jetën e tij.
Me sakrificën sublime, Arjan Sala hyri në zemrat tona për t’u përjetësuar si simbol i vetëmohimit, i dashurisë për njerëzit, shembull i mirësisë dhe i vlerave më të larta humane. Mbi vetëflijimin e Tij uroj të ndërtohet një shtet më njerëzor, më i dhembshur, më social dhe më reagues, që nuk i braktis njerëzit në nevojë në momentet më të vështira, por që mendon për ta dhe i respekton me përulësi çdo ditë Heronjtë e thjeshtë e të heshtur dhe sakrificat e tyre në shërbim të komunitetit. Ngushëllimet më të ndjera familjes! Lutemi që shpirti i Heroit tonë Arjan Sala të prehet në paqen e merituar!”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy