
Një 60-vjeçar ka mbetur i vdekur pasi u dëmtua në vendin e punës.
Ngjarja ka ndodhur në Fier,në afërsi të kthesës së Patosit.
Advertisement
Burri punonte në një pikë grumbullimi për skrap dhe është dëmtuar në kokë nga një ‘pirun’.
Advertisement
Fier / Informacion paraprak
Rreth orës 13:45, shtetasi F. H., 60 vjeç, banues në Fier, në afërsi të kthesës së Patosit, në ambientet e punës së tij (pikë grumbullimi për skrap), është dëmtuar me mjet tip “Pirun” në kokë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Advertisement
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.