Veliaj i përgjigjet Berishës: “Rikthimi i Saliut dhe Ilir Metës rikthen helmin dhe përçarjen, nuk tutemi nga të lodhurit e politikës”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Veliaj i përgjigjet Berishës: “Rikthimi i Saliut dhe Ilir Metës rikthen helmin dhe përçarjen, nuk tutemi nga të lodhurit e politikës”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj iu përgjigj sot akuzave të ish kryeministrit Berisha, i cili shperndau dje nje lajm te rreme, lidhur me aksidentimin e një punonjësi të mbledhjes së mbetjeve në Sukth te Durresit.

Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Veliaj deklaroi se ritkthimi i Berishës dhe i Metës, rikthejnë helmin dhe përçarjen.

 

“Rikthimi i Saliut dhe Ilir Metës rikthen helmin, toksinat, ndasitë, përçarjen, shpifjen, lajmet e rreme në politikë. Luli mirë, keq, ishte pak fytyrë më civile, kurse këta janë komplet të pacipë. Mjafton të shikoni çfarë postonte Saliu dje. U çua e gjithë Shqipëria ta sqaronte që Sukthi nuk është fare në Tiranë, por në Durrës. Edhe po të ishte në Tiranë, kryetari i Bashkisë nuk rri pas çdo kazani plehrash apo pas çdo makinë industriale teknologjike që mbledh plehrat. Nëse ndodh një aksident është shumë e rëndësishme të hetohe, policia të bëje punen e saj”, deklaroi Veliaj.

Advertisement

Kreu i Bashkisë u shpreh se sot Tirana ka një menaxhim shumë herë më të mirë të mbetjeve dhe ajër më të pastër.

 

“Histeria që do shikojmë tani do të jetë e ngjashme me ato që lamë pas. Nëse do flasim për pastrimin e Tiranës, ‘Il Meteo’, që është mjeti më praktik që e përdorin të gjithë si aplikacion, i merr të dhënat satelitore nga programi i Bashkimit Europian. Unë e pranoj se mund të rrëzojmë qeverinë e Sri Lanës dhe të Ruandës, por nuk beson njeri që ne kontrollojme edhe Brukselin. Hapeni aplikacionin te Air Quality dhe shikoni cilesine e ajrit te Tiranes, ku thote se eshte shumë mirë. Këto histeritë e Saliut dhe Monikës, apo gjobat e JOQ nuk janë për ne. Këto janë për ata që i hanë. Ne i kemi mundur”, u shpreh ai.

Veliaj theksoi se Bashkia e Tiranës ka treguar se nuk ka rënë pre e portaleve, të cilat duan të vendosin gjoba.

Advertisement

 

“As gjoba nuk paguajmë, as nuk tutemi nga këta të lodhurit e politikës. Kjo kultura e gjobëvënies nuk duhet inkurajuar. Unë e kuptoj, ka shumë kompani, i vë gjoba JOQ, detyrohen të paguajnë dhe nuk e shikon më as produktin e skaduar, as paketën telefonike jo korrekte, sepse kështu funksionojnë. Sa të jem unë Kryetar Bashkie lekët janë për qytetin. Une nuk kam leke që të bëjë pushime Gent Çekeli i JOQ në Irlandë dhe Dalliu në Dubai. Unë kam lek për tërmetin, për artin, për kulturën, për vitin e rinisë. Saliu dhe Iliri, Tiranën e kanë vetëm për të hedhur helmin dhe pastaj me këmbët në pishinë në Lalz apo këta gjobaxhijtë e portaleve”, shtoi ai.

Kreu i Bashkisë nënvizoi se Tirana është e fokusuar vetëm tek puna dhe jo tek gjobat.

 

Advertisement

“Me keto historite ‘rrëzoi qeverinë në Sri Lanka’ e si keto budallaqe, janë komplet muhabete të viteve ‘90. Por nga tani, deri në zgjedhje, do të kemi vetëm gjoba nga këto portale si JOQ, Pamfleti. Po ashtu, Saliu me Ilir Metën do thone se per çdo qeveri që rrëzohet e kemi fajin ne, çdo aksident e kemi fajin ne dhe nuk ka rëndësi fare, mund të jetë në Siri Lanka ose në Sukth, fajtorë jemi ne. Më mirë, që edhe populli ta dijë se me çfarë kemi të bëjmë, me çfarë rrace gjobaxhinjsh, si të politikës, si të portaleve. Na keni përballë, po me gjoba dhe me këto histeritë makabre, e vrau ky, e vrau ai, në vende që nuk janë as në Tiranë, janë muhabete që ne as nuk na emocionojnë, as nuk i kemi në “refene” fare, siç thonë tironsit”, theksoi kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy