Veliaj më të rinjtë e klubit “Back to book”: Krenar që po rikthehet kultura e leximit në Tiranë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Veliaj më të rinjtë e klubit “Back to book”: Krenar që po rikthehet kultura e leximit në Tiranë

Zgjerimi i hapësirave të dedikuara librit dhe bibliotekat e reja të ndërtuara në Tiranë kanë rikthyer traditën e leximit mes të rinjve dhe sidomos studentëve.

Gjatë një bashkëbisedimi me të rinj të “Back to Book Club”, pikërisht në një prej hapësirave të reja kushtuar kulturës sic është salla “Tonin Harapi” e Liceut Artistik “Jordan Misja” kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, u shpreh krenar që të rinjtë po e rikthejnë kulturën e leximit në kryeqytet.

Advertisement

“Kur mësova që ka një klub që quhet “Back to book” dhe që mblidhet rregullisht në kohën kur të tjerët frekuentojnë lokalet, por ata zgjedhin të vijnë tek kjo sallë për të folur për një libër, m’u duk një gjë e jashtëzakonshme. Ju përgëzoj për këtë dhe e vlerësoj jashtë mase,” tha ndër të tjera Veliaj.

Kryebashkiaku nënvizoi se influencerët më të mëdhenj janë ata që kanë lexuar shumë libra.

Advertisement

“Nuk kam takuar asnjë njeri që ka bërë gjëra të mëdha në jetë, por që s’ka lexuar libra. Një njeri që të jetë bërë kryeministër, kryetar bashkie, deputet, ose të jetë bërë dikush që frymëzon, emancipon, apo pikë graviteti e një shoqërie padyshim ka lexuar shumë libra,” tha ai.

Veliaj shtoi se plot 9 biblioteka të reja janë hapur së fundmi në Tiranë, si biblioteka Musine Kokalari, Moikom Zeqo, Hamit Beqaj, Petro Zheji etj, të gjitha mjedise të bëra nga e para, pas braktisjes së gjatë, me kushte të përshtatshme për lexim dhe jo vetëm magazina botimesh.

Bibliotekat janë njëkohësisht hapësira takimesh e diskutimesh mes njerëzish që e duan librin.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy