Veliaj: Ne ndërtuam 40 shkolla të reja, opozita zero. Fillojmë lotin e fundit të ndërtimit të shkollave

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Veliaj: Ne ndërtuam 40 shkolla të reja, opozita zero. Fillojmë lotin e fundit të ndërtimit të shkollave

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj deklaroi se në tetë vitet e drejtimit të Bashkisë së Tiranës janë bërë 40 shkolla të reja. Duke folur në Vizion Plus, Veliaj theksoi se në kohën që bashkia drejtohej nga PD dhe Lulzim Basha, nuk u ndërtua asnjë shkollë e re. “Këta që na akuzojnë ne sot, me Lul Bashën, ishin drejtorë të bashkisë. Pra ishin pjesë e administratës që shkollën “Kosova” do e bënte pallat. Ishin pjesë e administratës që shkollën “Betim Muço” në Kombinat, do e bënte pallat. Ne zgjodhëm që këto hapësira që ishin për shkolla të riktheheshin për shkolla.

Pra, kur je në rezultatin 40 me 0, ai që ka bërë “0”, e ka shumë të lehtë të thotë pse s’bëre 50-të. Po pyetja është po ti, pse s’bëre 1? Dhe në këtë rast ne kemi sqaruar që vjet prej çmimeve dhe prej gjyqeve që kemi pasur me pronësinë në “Astir”, kemi pasur këtë bllokim, por ti do kishe thënë të njëjtën gjë. Pra, po të isha unë gazetar, do të të thosha – “Po mirë mo, vajte bëre atë të “Astirit”, që ishte komuna që iu bashkua në fund Tiranës, po ti s’ke bërë “Don Boskon” që është shtyllë kurrizore e Tiranës”. Pra, në këtë rast, ai që s’ka bërë asnjë punë, e ka shumë kollaj të thotë “hip se të vrava, zbrit se të vrava. Kurse ai që punon duhet të shkojë nga 40-të në 50-të. Dhe ambicia ime është që deri në vitin tjetër ne të kemi filluar lotin e fundit të shkollave. Që janë 5 shkollat e “Astirit”. 2 në Yzberish, te “KMY-ja” (Kombinati i mishit). 2 në Kashar. Dhe një në zonën e “Astirit”, që unë besoj që mandatin tjetër do quhet, ose lagjja “Rilindja”, deklaroi Veliaj.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy