Veliaj takon zyrtarin e lartë gjerman, merr vlerësime për zhvillimin e Tiranës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Veliaj takon zyrtarin e lartë gjerman, merr vlerësime për zhvillimin e Tiranës

Sekretari i Shtetit në Ministrinë gjermane të Transportit, Oliver Luksic, ka zhvilluar një takim me kryetarin e bashkisë, Erion Veliaj.

 

Bashkia e Tiranës ka një bashkëpunim të ngushtë me GIZ dhe KFW për sa i përket transportit në kryeqytet ndaj kjo ka qenë edhe tema kryesore e diskutimin në takimin mes tyre.

 

Advertisement

ERION VELIAJ

KRYETAR I BASHKISE TIRANE

 

“Tirana këtë vit është Kryeqyteti Europian i Rinisë dhe kemi pafund aktivitete kulturore, por nga ana tjetër, Tirana është edhe një kryeqytet në rritje dhe një nga nevojat kryesore është transporti publik. Kjo është arsyeja pse kemi një skuadër fantastike të GIZ-it dhe KFË-së, dy agjencive kryesore gjermane të zhvillimit, për t’u siguruar që përmirësojmë ndjeshëm transportin në Tiranë. Sot gjysma e flotës së taksive janë elektrike, kemi futur për herë të parë një linjë të gjelbër autobusësh, kurse kompanitë nuk po subvencionohen për faktin se ekzistojnë, por sipas kilometrave që bëjnë, për stacionet dhe oraret që kapin”

Advertisement

 

Nga ana e tij, Oliver Luksic, tha se ndihej i befasuar nga transformimi i Tiranës.

 

OLIVER LUKSIC

Advertisement

SEKRETAR NË MINISTRINË GJERMANE TË TRANSPORTIT

 

“Jemi vërtet tepër të impresionuar për mënyrën se si është zhvilluar Tirana. Sigurisht, rritja, zhvillimi, sjell gjithashtu edhe dhimbjet e veta dhe pikërisht për këtë arsye bëhet edhe më e rëndësishme që edhe planifikimi urban të jetë sa më i saktë dhe sa më i kujdesshëm. Mua më gëzon fakti se GIZ-i dhe KFË-ja japin mbështetjen e tyre në mënyrë që Tirana të bëhet sa më digjitale dhe elektrike në fushën e transportit”, u shpreh Luksic.

 

Advertisement

Kryebashkiaku Veliaj nuk ka lënë pa përmendur as projektin e linjave të shpejta të transportit publik, që do të realizohet përmes korsive të dedikuara.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy