Veliaj: Tregu agroushqimor publik që po ndërtojmë në Farkë i jep fund abuzimeve të privatit; do tregtohet pa pagesë për fermerin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Veliaj: Tregu agroushqimor publik që po ndërtojmë në Farkë i jep fund abuzimeve të privatit; do tregtohet pa pagesë për fermerin

Në një kohë kur kriza e luftës në Ukrainë po kërcënon me rritjen e çmimeve, në Tiranë tregu i ri agroushqimor publik, që po bëhet gati të hapet në Farkë, do t’i japë fund abuzimeve që ndodhnin nga privati.

 

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjatë turit të prezantimit të buxhetit 2023 tha se përveç këtij tregu të madh publik, i cili hapet për herë të parë në kryeqytet, po shikohen edhe hapësira të tjera për tregje publike, që i japin fund njëherë e mirë monopolit të privatit, që shpeshherë abuzon me çmimet e tregtarëve.

 

Advertisement

Së shpejti do të kemi një treg të madh agroushqimor publik. Po të vini nga Farka për te fusha e helikopterëve mund ta shihni që po sistemohet. Për çmimet e ka fajin Rusia, por për një pjesë të çmimeve e ka fajin tregu privat, që ia maste kokën me spango fermerit edhe përpara luftës. Ky çmim i transferohej konsumatorit, që e shtronte më shtrenjtë drekën dhe darkën në shtëpi, duke e mbushut frigoriferin më shtrenjtë.

 

Për çfarë e ka fajin Rusia duhet ta mbajë fajin Rusia, por për çfarë e kemi fajin ne, se lejuam një privat e kemi fajin ne, dhe do ta korrigjojmë ne. Kjo është arsyeja pse për herë të parë do të hapim tregun public, që edhe fshatarët e zones, edhe një milionë banorët e Tiranës, ta kenë më afër dhe ta kenë pa pagesë tregun, që të sigurohen që ata mbajnë familjet e tyre dhe ne ta kemi ushqimin pak më të lire, për një gjë që nuk vjen nga Ukraina, por që vjen nga Baldushku, nga Farka, Mulleti, Iba ose Krraba,” sqaroi Veliaj.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy