Vendimi i KAS/ Bardhi: Shfuqizoi Celibashin, akt prej kamikazi që t’i nënshtrohet pengmarrësit të tij

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vendimi i KAS/ Bardhi: Shfuqizoi Celibashin, akt prej kamikazi që t’i nënshtrohet pengmarrësit të tij

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit të KAS për të vendosur emrin e Ilir Metës krahas koalicionit “Bashkë Fitojmë” në fletën e votimit. Bardhi shprehet se KAS rrëzoi vendimin  kryekomisionerit të KQZ, Ilrijan Celibashit, për të lënë pa emër koalicionin. Ai akuzon këtë të fundit si të shantazhueshëm dhe të gatshëm të bëjë gjithçka për t’iu nënshtruar pengmarrësit të tij.

 

“Tentativa e Ilirjan Celibashit për të fshehur në fletën e votimit faktin se me votat e demokratëve po synohet të fuqizohet Ilir Metaj u rrëzua si antiligjore nga KAS. Kjo është një tjëtër shkelje nga Kreu i KQZ, ku u faktua se një njëri i shantazhueshëm është gati të bëjë akte prej kamikazi vetëm që t’i nënshtrohet pengmarrësit të tij. Keqardhje sesi hallet i shndërrojnë profesionistët në kamikazë të së keqes”, shkruan Bardhi.

 

Advertisement

KAS me shumicë votash vendos pranimin e pjesshëm të kërkesës së PD-së sa i përket pasqyrimit të emrit të kryetarëve të partive të udhëheqësve të partive të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në fletën e votimit.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy