Vendimi/ Kushi: Rritet me 50% rimbursimi i transportit për nxënësit në zonat rurale

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vendimi/ Kushi: Rritet me 50% rimbursimi i transportit për nxënësit në zonat rurale

Këshilli i Ministrave miratoi këtë të mërkurë vendimin për rritjen me 50% të rimbursimit të transportit të nxënësve në zonat rurale, të cilët shkojnë në shkollë me furgon.

 

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi deklaroi se kjo VKM do të përmirësojë cilësinë dhe do të minimizojë problemet që lidhen me transportin e nxënësve.

 

Advertisement

“Lajm i mirë për arsimin, lidhet me një bonus prej 50% mbi çmimin e indeksuar të biletës për nxënësit. Ky ndryshim do të përmirësojë shërbimin e transportit, veçanërisht në zonat ku ka vështirësi të linjave të transportit. Ky ndryshim do të reduktojë më tej numrin e nxënësve që mësojnë në klasa kolektive, pasi deri tani dërgimi i tyre drejt shkollave qendër, ku mësohet në kushte më të mira dhe me mësues profili, ka qenë i vështirë për shkak të problemeve të transportit. Ne ja dërgonim familjes së nxënësve. Ne nuk kemi qëllimti japim para familjeve, por qëllimi është që nxënësit të kenë minibuzin që ti çojë në shkollë. Rritja e çmimit do të bëjë që operatorët që ofrojnë shërbimin të jenë më të interesuar. Një tjetër lajm i mirë është se tashmë përfitues të shërbimit të transportit nuk do të jenë vetëm mësuesit, por edhe punonjësit e shërbimit psiko-social dhe oficerët e sigurisë që punojnë 5 deri në 50 kilometra larg vendbanimit të tyre.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy