Mësimi në lokalin e fshatit/ Ministrja Kushi e mohon, por nxënësit qëndruan atje disa javë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mësimi në lokalin e fshatit/ Ministrja Kushi e mohon, por nxënësit qëndruan atje disa javë

MINISTRJA KUSHI

DEKLARATA E DATES 13 TETOR  

 

Për një shkollë më thonë, ajo fotoja në fshatin Babicë është montazh, duhet ta verifikoj, nuk mund ta marr të mirëqenë . Ne kemi video që mësimi bëhet normal në vlorë.

Advertisement

Edhe pse minsitrja e Arsimit Evis Kushi u justifikua një ditë më parë në komisionin e medias duke e cilësuar si një montazh lajmin e datës 6 tetor se në Babicë nxënësit e klasës së parë e të dytë zhvillonin mësim në ambientet e një lokali, prindërit thonë të kundërtën.

Ata rrëfejnë se ishte një zgjedhje e tyre në bashkëpunim me mësuesit deri në rikonstruksionin e shkollës pasi nuk mund t’i çonin dot  fëmijët në vlorë.

Advertisement

Prindi 1: Mësimin tani e bejne tek shkolla.

Gazetarja: po një javë më parë?

Advertisement

Prindi 1: Tek Lokali. Ishte një zgjedhje shumë e mirë më mirë aty sesa në telefon.

 

Prindi 2: Tani e bejne në shkollë mesimin.

Gazetarja: Po një javë më parë?

Advertisement

Prindi 2: Ca online, ca iknin në Vlorë.

Gazetarja: Po mësimi në lokal?

Prindi 2: Ishte një zgjidhje e jona, mendoj se ishte shumë mirë.

Prindi 3: E zgjodhëm ne prindërit. Nuk ishte faji i mësueve.

Advertisement

Ndërkohë kjo eshte godina e lokalit ku rreth 30 nxënës për disa javë zhvilluan mësim, para se të transferoheshin në ambientet e shkollës, e cila ka vetëm një javë që është hapur.

Nga ana tjetër këto janë pamjet e para disa ditëve brenda lokalit ku fëmijët mësonin.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy