Vendimi për Fatmir Mediun, më 23 mars/ Familjarët e viktimave të Gërdecit: Kemi 15 vite që presim drejtësi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vendimi për Fatmir Mediun, më 23 mars/ Familjarët e viktimave të Gërdecit: Kemi 15 vite që presim drejtësi

Shtyhet për në 23 mars seanca paraprake për tragjedinë e Gërdecit, në të cilën do të vendoset nëse dosja ndaj ish ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu, do të kalojë apo jo në gjykim.

 

Shkak është bërë mungesa e tre prokurorëve te posaçëm: Altin Dumani, Arben Kraja dhe Klodian Braho.

 

Advertisement

Avokati i familjes Durda, që kallëzoi ish ministrin dhe njëkohësisht çoi në rihapjen e dosjes Gërdeci, prej 26 mijë faqesh tha se fakti që çështja po rishqyrtohet është një lajm pozitiv.

 

DORIAN MATLIJA


AVOKAT

Advertisement

Jemi në një epokë tjetër ku çështjet mund të gjykohen. Kjo është pjesa më e rëndësishme për momentin. Pastaj, sesi do zhvillohet procesi, nëse do na ngrihet apo ulet besimi te drejtësia, do shohim vijimin e procesit. I gjithë hetimi është pjesë sekrete dhe prokurorët nuk e kanë ndarë informacionin.

 

Ndërsa, e ëma e 7 vjeçarit që humbi jetën në këtë tragjedi i kërkon drejtësisë një përgjigje se pse djali i saj nuk jeton më sot.

 

Advertisement

ZAMIRA DURDA

 

Thjesht kërkoj drejtësi, të vendoset drejtësia dhe të më japë një përgjigje, pse Erisoni nuk jeton? Kaq kam kërkuar. Për mua nuk është akuzë e mjaftueshme, e kam thënë edhe herë të tjera, shpërdorim detyre, me pasojë vrasjen e një apo më shumë personave, këtu duhet të vazhdojë. Gjithsesi, do ta pranoj. Kam 15 vjet, thjesht dua një përgjigje, pse Erisoni nuk jeton më.

 

Advertisement

15 vjet pas tragjedisë së Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona, mbi Ish-Ministrin e Mbrojtjes në atë kohë Fatmir Mediu, rëndojnë dy akuza ajo e shpërdorimit të detyrës dhe shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim me subjekt ushtarak.

 

Prokurorisë i mbetet të hedhë dritë edhe mbi dy akuza të tjera, për të cilat Mediu po hetohet, ajo e korrupsionit dhe pastrim parave.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy