Vendimi për vulën vë në lëvizje demokratët, PD mbledh Grupin Parlamentar të hënën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vendimi për vulën vë në lëvizje demokratët, PD mbledh Grupin Parlamentar të hënën

Partia Demokratike pritet që të riorganizohet për të “ndezur motorrët” për fushatën elektorale të 14 majit. Pas vendimit të Gjykatës së Apeli në disfavor të liderit historik, Sali Berisha, Partia Demokratike do të zhvillojë një mbledhje me grupin parlamentar.

 

Bëhet me dije se në fokus të këtij takimi do të jetë qëndrimi që kjo forcë politike do të mbajë pas vendimit për vulën. Me qasje të ndryshme brenda llojit, PD po mbledh strukturat për të organizuar strategjinë politike përballë mazhorancës në betejën e radhës.

 

Advertisement

Në një reagim pas vendimit për vulën, ish-kryeministri deklaroi se gjithçka ishte e orkestruar nga kryeministri Rama. Nga ana tjetër kreu i Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj deklaroi se duhen tejkaluar ndasitë dhe ky vendim nuk duhet parë si triumf nga askush. Në të njëjtën kohë pritet që PD të regjistrohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ditën e hënë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy