Vendoret e 14 majit/ Kryebashkiaku i Korçës paraqet programin para qytetarëve, në fokus rinia

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vendoret e 14 majit/ Kryebashkiaku i Korçës paraqet programin para qytetarëve, në fokus rinia

Kryebashkiaku aktual Sotiraq Filo ka zhvilluar këtë të premte një takim me qytetarët korçarë.

 

Filo ka paraqitur programin e tij elektoral dhe sfidat e rëndësishme sipas tij për mandatin e ardhshëm.

 

Advertisement

Me bindjen për punë akoma edhe më të mëdha, sidomos në përmbylljen e infrastrukturës por edhe me fokusin tek rinia, Filo u shpreh se me mbështetjen e banorëve të bashkisë do të shkojmë drejt fitores më të madhe në historinë e pluralizmit shqiptar.

 

 “Lagjja 17 është një prej lagjeve që kemi ndërhyrë me shumë projekte. Me kanalizime, hapësira të gjelbra, kënde sportive dhe hapësira për fëmijë. Kemi punuar edhe në zona informale të kësaj lagjeje me projekte madhore për kanalizime dhe asfalitimin e gjithë rrugëve. Kemi pasur projekte të mëdha dedikuar fëmijëve, të rinjve e të rejave, duke krijuar ambientet më europiane që kemi në qytet. Sfida jonë për mandatin e ardhshëm është që të krijojmë më tepër mundësi punësimi dhe rritje ekonomike për çdo familje. Prandaj kemi ideuar projekte madhore që do të mbështetin zhvillimin e sektorëve prioritarë duke filluar me turizmin.

 

Advertisement

Kemi një sfidë shumë të madhe për të mbajtur të rinjtë këtu që të mos largohen në qytete të tjera dhe shtete të tjera duke iu krijuar mundësi pune. Teknologjia dhe inovacioni e krijon këtë mundësi. Kemi një program të plotë me shumë projekte ndaj duam mbështetjen tuaj, që në datën 14 maj t’i japim PS fitoren më të madhe në 30 vite pluralizëm në Shqipëri.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy