Vendoret/ Numërohen mbi 100 qendra votimi në Tiranë, Veliaj kryeson bindshëm ndaj Këlliçit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vendoret/ Numërohen mbi 100 qendra votimi në Tiranë, Veliaj kryeson bindshëm ndaj Këlliçit

Vazhdon me ritme të kënaqshme procesi i numërimit të votave në Bashkinë e Tiranës. Sipas informacioneve të fundit nga KQZ të orës 03:40, janë numëruar votat në 125 qendra votimi nga 941 që janë në total.

 

Kandidati i Partisë Socialiste, Erion Veliaj vazhdon të thellojë diferencën me kundërshtarin e tij, kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi.

 

Advertisement

Veliaj deri më tani ka marrë 19602 vota, ose 55.04%, ndërsa Këlliçi ka marrë 12014 vota, ose 33.73%.

 

Pas tyre vjen kandidati i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori i cili ka marrë 1765 vota, ose 4.96%, duke kaluar edhe kandidatin e Partisë Demokratike, Roland Bejko, i cili ka marrë 1594 vota, ose 4.48%.

 

Advertisement

Dy kandidatët e tjerë, ai i Frontit të Majtë, Marko Dajti ka marrë 344 vota, ose 0.97, ndërsa e fundit është kandidatja e PDIU, Lajla Pernaska ka marrë 296 vota, pse 0.83%.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy