
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës Roland Bejko është zotuar se nëse do fitojë do largojë duart që janë shtrirë mbi pronat në kryeqytet.
Në një intervistë për Vizion Plus, Bejko tha se paratë e krimit janë shtrirë në sektorin e ndërtimit, duke sjellë sipas tij rritje artificiale të çmimeve të apartamenteve.
Bejko shtoi më tej se mbështetja që ka marrë deri tani nga qytetarët ka qenë surprizuese.
Programi i PD ka dalë në kohë rekord edhe pse ishte kohë e shkurtër që kur u shpallën kandidatët për Tiranën. Ne do bëjmë të pamundur të largojmë ato duar që janë shtrirë në pronën e Tiranës dhe mbi ccdo gjë tjetër. Ne do mundohemi ti heqim këto duar nga Tirana, me ccdo kompetencë që do ketë kryetari i bashkisë.
AdvertisementSipas agjencive të huaja raportohet se paratë e krimit janë investuar në ndërtim duke ngritur në mënyrë artificiale ccmimet e apartamenteve, sidomos pas zgjedhjeve të 2021. Do ulim taksat nga 12 në 5%.
Qytetarët më presin, më dëgjojnë. Ne marrim akuza sikur nuk kemi njerëz, por jam i surprizuar.
AdvertisementNë zonat rurale qytetarët ndihen të pasigurt për pronat e tyre, sicc ka ndodhur në 5 maji, Astir e kudo që ai i ka vënë syrin një oborri apo prone pa i dëmshpërblyer.
Ne japim garancinë se jemi në gjendje të qeverisim Tiranën pa oligarkinë dhe nuk do japim leje ndërtimi.
AdvertisementDo bëjmë transparencë në fondet publike.