Vendosi tritol në banesën e Kaçurrit dhe lajmëroi policinë/ Zbardhet dëshmia e Sokol Mesitit: Më ka fyer, më quante hajdut!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vendosi tritol në banesën e Kaçurrit dhe lajmëroi policinë/ Zbardhet dëshmia e Sokol Mesitit: Më ka fyer, më quante hajdut!

Zbardhet dëshmia e Sokol Mesitit, 44-vjeçarit që telefonoi në polici për të denoncuar Kujtim Kaçurrin për mbajtje të tritolit, por që në fakt e vendosi vetë për ta inkriminuar.

 

Sokol Mesiti gjatë marrjes në pyetje ka treguar se veprimin e kishte ndërmarrë pasi sipas tij Kaçurri e shante tek të tjerët dhe e cilësonte si hajdut. I ndjerë i fyer, sipas Mesitit, vendosi që të hakmerret dhe të vendoste sasinë e tritolit në banesën e Kaçorrit.

 

Advertisement

Burime për Vizion Plus nga policia bëjnë me dije se Sokol Mesiti është person me precedent të mëparshëm penal, i dënuar për vjedhje. Mesiti dhe Kaçurri nuk jetojnë në të njëjtin fshat.

 

Identifikimi i autorit u bë përmes pamjeve të kamerave të sigurisë, të cilat kombinuan edhe me provat materiale të gjetura në shtëpinë e Mesitit, veshjet që përdori gjatë vendosjes së kallëpeve të tritolit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy