
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në rrugën Transballkanike në Vlorë. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe si pasojë është lënduar një person.
Mësohet se personi i lënduar është një grua e cila është dërguar me urgjencë në spital. Gjendja e saj shëndetësore raportohet e rëndë. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.
Advertisement