Video-Bënte drift në krah të kundër në mes të autostradës/ Gjobitet i riu, i “fluturon” edhe patenta

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Video-Bënte drift në krah të kundër në mes të autostradës/ Gjobitet i riu, i “fluturon” edhe patenta

Një i ri e ka pësuar keq pasi bënte drift me makinë në sensin e kundërt të lëvizjes, në aksin rrugor Milot-Mamurras.

 

E sikur të mos mjaftonte akti i papërgjegjshëm i të riut, ai videon e ka postuar edhe në rrjetet sociale. Pas denoncimeve të shumta, policia ka mundur të gjejë të riun D.N 24-vjeç dhe i ka hequr patentën për dy vite, ndërsa është gjobitur me 60 mijë lekë.

 

Advertisement

Njoftimi i policisë:

 

Bëri drift me makinë në sensin e kundërt të lëvizjes, në aksin rrugor Milot-Mamurras dhe më pas postoi video në rrjetet sociale, falë bashkëpunimit me qytetarët, Policia Rrugore e Lezhës identifikon dhe procedon penalisht drejtuesin e mjetit.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë i kanë bllokuar automjetin, i kanë vendosur masën administrative 60.000 lekë të rinj dhe i kanë pezulluar lejen e drejtimit, për 2 vjet.

 

Advertisement

Policia e Lezhës, pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ku shfaqej një drejtues mjeti që bënte manovra të rrezikshme me mjetin, në sensin e kundërt të lëvizjes, në aksin rrugor Milot-Mamurras, duke rrezikuar përdoruesit e tjerë të rrugës, duke prishur rendin e qetësinë publike dhe duke penguar lëvizjen e lirë të automjeteve të tjera, falë veprimeve të shpejta dhe bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, ka bërë të mundur identifikimin e drejtuesit të mjetit që shfaqej në video.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy