
Një aksident është regjistruar në lagjen 10 korriku në Vlorë mëngjesin e kësaj të enjteje. Një automjet është përplasur me koshin e plehrave e më pas me një pemë dhe është kthyer përmbys.
Siç shihet dhe nga video e siguruar nga Vizion Plus, makina rrotullohet tre herë në rrugë. Fatmirësisht drejtuesi i makinës ka shpëtuar dhe është dërguar me urgjencë në spital për t’u mjekuar.
Advertisement
Shkak i aksidentit mendohet të jetë shpejtësia në lëvizje. Sipas informacioneve, dyshohet se drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me pemën.
Advertisement