
Një restorant që shërben gjatë sezonit të beharit në plazhin e Zvërnecit dyshohet se i është vendosur zjarrit. Forcat zjarrëfikse kanë mbërritur dhe po ndërhynë për të neutralizuar flakët.
Është djegur plotësisht pasi është me material druri. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur dhe forcat e rendit, situata është vendosur në kontrrolle por subjekti që shërben si lokale gjatë sezonit të beharit është djegur plotësisht.
Advertisement
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 20:15, në fshatin Zvërnec, në afërsi të plazhit, ka rënë zjarr në një lokal veror me konstruksion druri. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Advertisement
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Advertisement