VIDEO e përplasjes me armë mes fisit Çapja dhe Çela në Elbasan

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dokumentari investigativ i radhës në “Unpublished” e ka vënë theksin tek krimi në qytetin e Elbasanit, veçanërisht në konfliktin mes dy fiseve, Çapja dhe Çela. “Unpublished” ka arritur të sigurojë videon ekskluzive të sherrit të ndodhur disa ditë më parë që përfundoi me përplasje me armë mes dy grupeve rivale.

Në fakt, kemi të bëjmë me sagën e një historie që ka nisur 15 vite më parë, mes fisit Çapja dhe Çela. Ngjarja ka ndodhur në datën 25 nëntor 2020 në orë 11:45 minuta. Gjithçka zhvillohet në lagjen “Emin Matraxhiu” në Elbasan, në një kohë kur lëvizjet në rrugë të njerëzve dhe makinave janë në pikun e tyre.

Në video duket që të rinjtë, Migert Qosja dhe Ervis Çausholli kanë parkuar automjetet e tyre njëri pas tjetrit. E gjithë ngjarja ka filluar kur Qosja dhe një person tjetër janë afruar fillimisht tek makina e Çaushollit, ku duket që i thonë diçka dhe largohen me shpejtësi.

Advertisement

Por, nga pamjet e siguruara, duket qartë edhe përfundimi i debatit në përdorim të armëve. Kjo situatë ka bërë që Migert Qosja të dalë nga makina dhe përballet me Vis Korçarin.

Këta dy të rinj i përkasin dy fiseve, që kanë një dekadë e gjysmë që konfliktohen me njëri-tjetrin duke shkaktuar dhjetëra viktima dhe të plagosur në atentate të tipit mafioz. Ato mbeten ende të pazbardhura për drejtësinë shqiptare.


Merkel: S’mund ta premtoj çeljen e negociatave brenda vitit me Shqipërinë! Shpresë për Maqedoninë

Advertisement

Kancelarja gjermane Angela Merkel, është shprehur skeptike për çeljen e negociatave me Shqipërinë. Në një takim virtual me parlamentarët e Read more


Gazsjellësi TAP, Shqipëria rrezikon të mbetet thjesht një vend transiti pa përfitime


Kalimi i gazsjellësit Trans-Adriatik nëpër Shqipëri u lakua si një mundësi për vendin dhe një masterplan për gazifikimin e vendit Read more

Advertisement

Advertisement

VIDEO e përplasjes me armë mes fisit Çapja dhe Çela në Elbasan shkruan ShqipMedia.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy