VIDEO/ I rriti fëmijët që ta vrisnin e groposnin, dërgohet për në banesën e fundit Pëllumb Meta

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VIDEO/ I rriti fëmijët që ta vrisnin e groposnin, dërgohet për në banesën e fundit Pëllumb Meta

U zhvillua sot ceremonia e varrimit të Pëllumb Metës, i cili u vra disa ditë më parë nga fëmijët e tij për t’u groposuar më pas në stallën e lopëve.

Ngushëllimet janë kryer në shtëpinë e vëllait të 49-vjeçarit, pasi të gjithë familjarët, përveç bashkëshortes, janë në qeli, si të dyshuar për vrasjen dhe groposjen e trupit.

Policia e Durrësit vazhdon hetimet për ngjarjen, ndërkohë që dy djemte e ciftit Meta dhe vajza e vogël, Hygerta janë në pranga dhe duhet të japin shpjegime të tjera për ngjarjen.

Advertisement

Pas marrjes në pyetje disa herë të dy djemve dhe vajzës së Metës, policia ka zbuluar se ai që qëlloi ishte djali i madh, Hyseni, ndërkohë që dy fëmijët e tjerë kanë ndihmuar në kryerjen e krimit.

Policia dyshon se shkaku i deklaruar i krimit, pra fejesa pa dëshirën e vajzës, nuk është ai i vërteti, pas i nga deklarimet e familjarëve si edhe dinamika e krimit, duket se kemi të bëjmë me një ngjarje të mirëmenduar dhe të planifikuar për një kohë të gjatë.

Pëllumb Meta u vra pasditen e datës 10 shkurt dhe më pas u deklarua i humbur nga djali i tij Hyseni në polici. Pas verifikimeve të valëve të telefonit, policia zbuloi se celulari i tij gjendej në shtëpi duke dyshuar se edhe Pëllumbi ishte aty.

Më pas është zbuluar se ai ishte vrarë dhe groposur me qëllim zhdukjen e gjurmëve. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy