Video-“Kandidati jonë Lulzim Basha”/ Gafa e kryetarit të PD Vorë, reagimi i Berishës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Video-“Kandidati jonë Lulzim Basha”/ Gafa e kryetarit të PD Vorë, reagimi i Berishës

Ditën e sotme u prezantua kandidati i “Shtepise se Lirise” për Bashkinë Vorë, Lulzim Vrana.

 

 

Kryetari i Partisë Demokratike në Vorë Pellumb Brusha i cili në momentin e prezantimit ka kërkuar të votohet për Lulzim Bashën duke e ngatërruar me kandidatin Lulzim Vrana.

Advertisement

 

“Së bashku në datën 6 mars të nxjerrim kandidatin tonë z. Lulzim Basha” është shprehur ai, por e ka kuptuar menjëherë lapsusin, duke vijuar: “z. Lulzim Vrana, kryetarin e bashkisë së Vorës”.

 

Pas kësaj  salla është përfshirë nga të qeshura. Deputeti Noka dhe anëtarë të tjerë të Grupit të Rithemelimit të PD-së e kanë kaluar me buzëqeshje momentin.

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy