Video- Kryetari i PD në Shënkoll jep dorëheqjen pas humbjes/ “Nuk kam moral të qëndroj, Berisha dhe drejtuesit të mbajnë përgjegjësi”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Video- Kryetari i PD në Shënkoll jep dorëheqjen pas humbjes/ “Nuk kam moral të qëndroj, Berisha dhe drejtuesit të mbajnë përgjegjësi”

Kreu i PD së Shënkollit ka dhënë dorëheqjen pas humbjes së madhe në zgjedhjet e 14 majit.

 

Në një reagim për mediat, Luigj Gjoka ka pranuar humbjen, e cila ndodhte për herë të parë në këto tre dekada demokraci, dhe ka thënë se nuk ka më moral të qëndrojë.

 

Advertisement

Ai ka kërkuar që Sali Berisha dhe drejtuesit në qarqje të mbajnë përgjegjësi.

 

Falenderoj të gjithë mbështetësit. Në këto momente unë jap dorëheqjen të parevokueshme për arsye të rezultatit që ka dalë në Shënkoll. Nuk ka asnjë lloj morali të qëndroj më se kemi humbur. Është hera e parë që humb në Shënkoll. Arsyeja është se është ushtruar terror i jashtëzakonshëm nga shteti, nga Rama. Nuk e prisnim këtë rezultat se në Shënkoll kemi dalë me 1000 vota para PS. Sot kemi dalë me humbje.

 

Advertisement

Berisha ka përgjegjësi së bashku me degën e PD Lezhë. Ka nevojë për rishikim dhe të mbajnë përgjegjësi të gjtihë drejtuesit e PD Lezhë”, tha Gjoka.

 

Pjerin Ndreu i Partisë Socialiste arriti që të marrë një tjetër mandat në krye të Bashkisë së Lezhës. Ai u zgjodh me 52.78% të votave, pra 18.280 vota, ndërsa rivali i tij politik i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, mori 16,364 vota ose 47.22%.

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy