VIDEO- Makina me 5 persona rrëmbehet nga përroit i Kalurit në Lezhë/ Ndërhyjnë banorët dhe evitojnë tragjedinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VIDEO- Makina me 5 persona rrëmbehet nga përroit i Kalurit në Lezhë/ Ndërhyjnë banorët dhe evitojnë tragjedinë

Një familje prej 5 personash ka rrezikuar jetën, ndërsa po tentonin të kalonin përroin e Kalurit në Njësinë Adminstrative Ungrej të Bashkisë Lezhë. Makina me të cilën ata udhëtonin mbeti në mes të përroit, ndërsa po tentonin ta kalonin atë teksa ktheheshin nga Ungreji drejt fshatit të tyre.

 

Kanë qenë banorët e zonës që kanë ndërhyrë menjëherë duke shmangur një tragjedi të mundshme pasi niveli i përroit ishte rritur ndjeshëm dhe rrjedha e tij ishte e fortë. 5 personat u bllokuan në makinë në pamundësi për të dalë dhe gjithçka u zgjidh me ndihmën e personave të tjerë që konstatuan situatën.

 

Advertisement

Familja që rrezikoi ka ndjekur rrugën në të cilën kishte udhëtuar edhe më parë duke mos e ditur rritjen e menjëhershme të nivelit të ujit pasi nuk kishte rrugë tjetër alternative.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy